Foleza

Mëso duke luajtur në qytetin e Folezës

Një qytet i vogël me pesë vende dhe gjashtë miq që flasin shqip. Fëmija hyn në furrë, në fermë, në kuzhinë, në kopsht dhe në dyqan, luan dhe fiton një yll për çdo gjë që e bën mirë. Ti e ndjek gjithçka nga paneli i prindit.

vjeç
3–8
lojëra
26
vende
5
miq
6
reklama
0
Furra e Mirës
Pesë vende, njëzet e gjashtë lojëra
Zogu
Një histori e vogël

Zogu të çon te miqtë

Fëmija prek një vend në hartë dhe zogu e çon atje. Aty e pret një mik që i tregon me zë si luhet, dhe për çdo gjë të bërë mirë fiton një yll.

Eja, të shkojmë te furra e Mirës!

Zogu hidhet në gurin e parë, gati për rrugë.

Faqet e Folezës

Shkarko

Miqtë po të presin në qytet

Foleza është në App Store dhe Google Play, për iPhone, iPad dhe Android.

  • Pa reklama

    Asnjë reklamë dhe asgjë për të blerë. Aplikacioni ruan kohën e lojës, yjet dhe nivelet, si dhe emrin dhe foton që shton ti.

  • Për çdo telefon

    iPhone, iPad dhe Android, me një llogari prindi dhe një panel të mbyllur me telefonin.

  • Gjithçka në shqip

    Miqtë flasin shqip dhe çdo lojë shpjegohet me zë.